Champions League/ Paris SG tenton sonte të mposhtë 'djallin' në shtëpi, Dortmund kërkon hakmarrjen me Lazio-n (VIDEO)

Manchester United-Paris SG është ndeshja më interesante e mbrëmjes së sotme në Champions League. ‘Djajtë’ që vijnë pas një fitoreje dramatike në kampionat, duan të mbyllin llogaritë e kualifikimit në grupin H, por përballë do të kenë një skuadër të uritur për pikë, pasi në të kundërt rrezikon shumë.

Për këtë ndeshje Manchester United ka në pikëpyetje disa futbollistë duke filluar nga Martial, De Gea, Pogba, McTomeny, Telles dhe Luke Shaë, ndërsa te Paris SG në dyshime është Neymar. Klubi parisien duhet të fitojë me patjetër për të shpresuar vendin e parë, ndërsa një rezultat tjetër do të vinte seriozisht në pikëpyetje edhe të dytin.

Një sfidë me mjaft interes do të luhet edhe në Gjermani mes Dortmund dhe Lazio-s. Italianët fituan përballjen e parë, ndërsa verdhezinjtë renditen aktualisht në krye të grupit me 9 pikë. Një fitore do të mbyllte llogaritë e grupit për Dortmund-in, ndërsa edhe Lazio duket se ka një siguri për të qenë në 16-she. Gjithsesi në rast humbje gjithçka do të vendoset në ndeshjen e fundit. Ndeshja tjetër e këtij grupi është mes Clubb Bruge dhe Zenit.

Në grupin E si Chelsea ashtu edhe Sevillia i kanë mbyllur llogaritë e kualifikimit, ndërsa sonte në Spanjë do të luftohet për vendin e parë. Ndërkohë Krasnodar dhe Reenes do të përballen për vendin e tretë, që të dërgon në Europa League.

Në grupin G Ferencvaros i Myrto Uzunit do të presë Barcelonën e kualifikuar që sonte do tentojë të blindojë vendin e parë, ndërsa në Itali Juventus përballet me Dinamo Kyiv.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër