Champions League rikthehet këtë të martë me raundin e shtatë, ose thënë ndryshe të parafundit në fazën e ligës. Pas 40 ditëve pushim skuadrat do zbresin në fushë në kërkim të objektivave.
Gjithçka nis në orën 16:30 me sfidën Kairat Almaty - Club Brugge në Kazakistan. Më pas në Norvegji duke nisur nga ora 18:45 luhet Bodo/Glimt - Manchester City. Me temperaturat që aktualisht janë nën zero gradë, City kërkon mos "ngrijë" pranë rrethit arktik.
Spektakli do të vijojë në orën 21:00 dhe në sy bie sfida mes Interit dhe Arsenalit në "San Siro". Italianët kanë dy humbje radhazi, ato kundër Atletico Madrid dhe Liverpool, andaj zikaltërit duhet të tregojnë cilësi kundër "Topçinjve" kryesues. Djemtë e Mikel Artetas kanë për detyrë që mos humbasin, ndërsa në gjashtë ndeshje kanë po kaq fitore, duke kryesuar fazën e ligës me 18 pikë të plota.
Chivu te Interi nuk do ketë gati të dëmtuarit Calhanoglu, Di Gennaro, Dumfries dhe Palacios, ndërsa Arteta duhet të bëjë pa Calafiorin, Hincapie dhe Douman.
Po në orën 21:00 bien në sy edhe sfidat Real Madrid - Monaco, Sporting - PSG apo FC Copenhagen - Napoli.
Champions League, raundi 7-të:
E martë, 20 janar 2026
16:30 Kairat Almaty - Club Brugge
18:45 Bodo/Glimt - Manchester City
21:00
FC Copenhagen - Napoli
Inter - Arsenal
Olympiacos - Bayer Leverkusen
Real Madrid - Monaco
Sporting Lisbone - PSG
Tottenham - Dortmund
Villarreal - Ajax
Renditja:
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Mars, 08:12
Rritja e çmimit të ushqimeve, a duhet të marrë masa qeveria për të mbrojtur konsumatorët?
-
Po
92.4%
-
Jo
5.1%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 681
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Futbollistët e Italisë festuan për përballjen kundër Bosnjës, ballkanasit: Shikoni çfarë arrogance, do e kemi parasysh në Sarajevë
27 Mars, 13:07
-
'Unë jam shqipe nga Kosova', me flamurin kuqezi futbollistët dardanë festojnë fitoren historike kundër Sllovakisë! 500 mijë euro shpërblim (VIDEO)
27 Mars, 09:14
-
Fitorja e Kosovës, presidenti Begaj: Urime, kualifikim historik
27 Mars, 09:07
-
Kupa e Botës/ Mësohen katër finalet e play-off-it, Kosova pret Turqinë në 'Fadil Vokrri'! Italia luan në Sarajevë, Danimarka në udhëtim
27 Mars, 00:03
-
Kosova 'ngre flamurin' në Bratislavë, përmbys 3-4 Sllovakinë dhe gjen Turqinë në gjysmëfinalen play-off të Kupës së Botës 2026
26 Mars, 23:13
-
Kosova në garë për finalet e Kupës së Botës 2026, formacionet zyrtare për ndeshjen kundër Sllovakisë
26 Mars, 19:48
-
Trishtuese, Polonia përmbys 2-1 Shqipërinë në Varshavë dhe na 'djeg vizën' për Botërorin e Amerikës së Veriut! Kuqezinjtë shpërdoruan dy raste të arta
26 Mars, 16:00
-
'Kam dy muaj që nuk fle', Sylvinho: Polonia s'ka vetëm Lewandowskin, Shqipëria ime është rritur shumë
25 Mars, 17:01
-
Thomas Strakosha 'hap zemrën' për FIFA-n: Kualifikimi në Kupën e Botës do krenonte gjithë shqiptarët, drithërohem kur e mendoj
25 Mars, 14:52
-
VIDEO/ Nis rrugëtimi për ëndrrën e madhe të Kupës së Botës 2026, Kombëtarja e futbollit mbërrin në Varshavë
25 Mars, 10:50
-
Shqipëria për historinë, Polonia kërkon pjesëmarrjen e 10 në Botëror! E favorizon FIFA dhe vlera, Lewandowski: Ndaj kuqezinjve gjithmonë e vështirë
24 Mars, 12:02
-
Vinicius 'show' dhe fenomeni Valverde, Reali fiton me përmbysje derbin e Madridit! Inter gabon 3 javë me rradhë, afrohet Milan (VIDEO)
23 Mars, 09:50