Champions League rikthehet këtë të martë me raundin e shtatë, ose thënë ndryshe të parafundit në fazën e ligës. Pas 40 ditëve pushim skuadrat do zbresin në fushë në kërkim të objektivave.
Gjithçka nis në orën 16:30 me sfidën Kairat Almaty - Club Brugge në Kazakistan. Më pas në Norvegji duke nisur nga ora 18:45 luhet Bodo/Glimt - Manchester City. Me temperaturat që aktualisht janë nën zero gradë, City kërkon mos "ngrijë" pranë rrethit arktik.
Spektakli do të vijojë në orën 21:00 dhe në sy bie sfida mes Interit dhe Arsenalit në "San Siro". Italianët kanë dy humbje radhazi, ato kundër Atletico Madrid dhe Liverpool, andaj zikaltërit duhet të tregojnë cilësi kundër "Topçinjve" kryesues. Djemtë e Mikel Artetas kanë për detyrë që mos humbasin, ndërsa në gjashtë ndeshje kanë po kaq fitore, duke kryesuar fazën e ligës me 18 pikë të plota.
Chivu te Interi nuk do ketë gati të dëmtuarit Calhanoglu, Di Gennaro, Dumfries dhe Palacios, ndërsa Arteta duhet të bëjë pa Calafiorin, Hincapie dhe Douman.
Po në orën 21:00 bien në sy edhe sfidat Real Madrid - Monaco, Sporting - PSG apo FC Copenhagen - Napoli.
Champions League, raundi 7-të:
E martë, 20 janar 2026
16:30 Kairat Almaty - Club Brugge
18:45 Bodo/Glimt - Manchester City
21:00
FC Copenhagen - Napoli
Real Madrid - Monaco
Sporting Lisbone - PSG
Villarreal - Ajax
Renditja:
Komente






