Champions League, Skënderbeu
sërish në vazon e favoriteve

Champions League, Skënderbeu<br />sërish në vazon e favoriteve
Edhe në edicionin e ri të Champions League, Skënderbeu do të jetë në vazon e skuadrave favorite. Nëse një vit më parë ekipi korçar ishte në ankth deri në përfundimin e të gjithë kampionateve nëpër Europë, për të siguruar praninë në vazon e parë të turit të dytë kualifikues të Champions League, këtë vit janë të qetë sepse falë paraqitjeve shumë pozitive që kanë bërë në kompeticionet europiane gjatë sezoneve të fundit, tashmë kanë një koeficient shumë më të lartë në renditjen e UEFA-s për klube. Kampionët e Shqipërisë u pozicionuan kështu për të dytin vit radhazi në vazon e skuadrave favorite, në ruandin e dytë paraeliminator të Champions.

Aktualisht Skënderbeu pozicionohet në vendin e 198 në klasfikim me 7825 pikë, koefiçient ky që u jep të drejtën kampionëve të evitojnë një përballje të mundëshme me shumë klube të mëdha europiane në turin e dytë kualifikues të Champions. Në këtë mënyrë në shortin që do të hidhet në Nyon të Zvicrës në datën 20 Qershor, kampionët e Shqipërisë do të bëjnë pjesë në të njëjtën vazo me klube të tilla si Red Bull Salzburg, Celtic Glasgoë, Apoel Nicosia, Bate Borisov, Legia e Varshavës,  Dinamo e Zagrebit, Ludogorets, Fc Copenghagen, Qarabag etj. Për nga koeficenti Skënderbeu pozicionohet në vendin e 12-të teksa lë pas edhe një emër të madh si kampionia e Serbisë, Crvena Zvezda, dhe duke qenë se në vazon e parë të turit të dytë do të bëjnë pjesë 17 skuadra, korçarët e kanë siguruar prezencën e tyre në të ashquajturën vazon e skuadrave favorite.

Në këtë mënyrë rriten ndjeshëm shanset e skuadrës së Mirel Josës për të kaluar sa më shumë raunde në Europë edhe gjatë këtij viti dhe ndoshta për të rishkruar historinë ashtu si një vit më parë. Kundërshtar i mundshëm për Skënderbeun në ruandin e dytë paraeliminator të Uefa Champions League mund të jetë një prej 4 skuadrave që do të kualifikohen nga ruandi i parë por edhe ekipe të tilla si Vardari i Shkupit, Zrinjski Mostar, Norrkoping, Fernecvaros, Olimpja Ljubljana, Mladost Podogorica, SJK, Dundalk, Liepaja apo edhe Crusaders me të cilët Skënderbeu u ndesh edhe vitin e kaluar.


Redaksia online
a.n shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!