Champions League vijon edhe mbrëmjen e sotme me sfida të tjera interesante.

Përballje të veçanta premton Grupi H, ku Reali Madrid pret në stadiumin e tyre Santiago Bernabeu, Qipriotët e  APOEL Nicosia.

Një ndeshje me interes të veçantë pritet të jetë ajo mes nënkampionëve të Anglise, Tottenham dhe gjermanëve të Dortmund, sfidë e cila premton lojë të bukur.

Përballje të tjera të forta sjellin sfidat Liverpool-Sevija dhe në Roterdam hollandezët e Feynord presin Manchester Cityn.

Napoli i Hysajt udhëton sonte drejt Ukrahinës në sfidën ndaj Shaktar Donetsk.

Gjate mbrëmjes se sotme do të zhvillohen edhe ndeshjet Porto-Beshiktash, Leipzig-Monaco, Maribor- Sparta Pragës.

Redaksia Online
A.Dr/Shqiptarja.com