Champions League/ Sonte sfidat vendimtare për italianët, Rebic: Milan do ti kalojë grupet! Juves s'i mjaftojnë vetëm 3 pikët kundër Benfica-s

Kampionia e Italisë, Milan, luan sonte një 90 minutësh tepër delikat në grupin e Champions League. ‘Djalli’ ka udhëtuar drejt Kroacisë për t’u përballur me Dinamo Zagreb në një ndeshje që duhet fituar me patjetër, pasi në të kundërt kualifikimi është tejet i rrezikuar. Të dy skuadrat ndajnë vendin e tretë me 4 pikë, 3 më pak se Chelsea kryesues, ndërsa edhe në Zagreb Milan vijon me disa mungesa. Portieri Maignan, mbrojtësit Florenzi dhe Tomori, por edhe Sealamakers janë të padismpoueshëm. Sa i takon trajnerit Pioli ai premton se ‘skuadra është prëgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme për t’ia dalë në këtë ndeshje’, ndërsa kroati Rebic është i sigurtë se Milan do i kalojë grupet.

Sfida tjetër e grupit E luhet në Austri mes Salzburg dhe Chelsea, me londinezët që kërkojnë të paktën 1 pikë, pasi sigurojnë matematikisht fitoren. Edhe për Milanin në interes do ishte fitorja e anglezëve, ndërsa Broja pritet ta nisë në stol.

Një përballje jetike ka sonte edhe Juventusi, që ndodhet në Portugali për t’u përballur me Benfica-n. Situata e ‘zonjës’ është shumë e komplikuar, pasi për të shpresuar kualfikimin duhet fitorja me të paktën 2 gola diferencë. Ky mision duhet përmbushur në një kohë kur dëmtimet shtohen, pasi së fundmi ka humbur edhe Paredes. Parisi, që ashtu si Benfica në këtë grup kanë nga 8 pikë, pret sonte në Francë Macabi Haiffa-n.

Nga sfidat interesante të mbrëmjes mund të veçohet edhe Dortmund-Manchester City. Në rast se gjermanët s’ia dalin të fitojnë atëherë vendi i parë do jetë i anglezëve, ndërsa Sevillia do tentojë të futet në lojë për kualifikimin në rast se ia dal të marrë 3 pikët kundër Copenhagen.

Në grupin F Real Madridi i kualifikuar ka udhëtuar në Gjermani për t’u përballur me Leipzigun e vendit të dytë, ndërsa Shakhtar duhet t’ja dalë në Skoci kundër Celtic për të rritur shpresat e një kualifikimi të mundshëm.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie