Kompeticioni më i rëndësishëm për klube në Evropë, Champions League, nis sot me ndeshjen e parë të fazës gjysmëfinale. Duke filluar nga ora 21:00 në 'Parkun e Princave' në Paris, kampionët në fuqi të këtij turneu, PSG, presin rivalët gjerman të Bayern Munich.
Bavarezët mbyllën llogaritë në Bundesligë duke siguruar titullin e dytë radhazi, teksa janë edhe në finalen e Kupës së Gjermanisë. Për ta fokusi mbetet në këtë duel pasi kërkojnë finalen e madhe të Champions.
Nga ana tjetër PSG e Luis Enriques mban kryesimin në Ligue I, duke qenë pranë titullit kampion. Francezët do të kërkojnë të përsërisin sezonin e kaluar edhe për faktin se kanë një ekip për t'u respektuar dhe vijnë nga një fazë shumë pozitive në këtë kompeticion.
Për të mbërritur deri në këtë pikë Bayern Munich eliminoi gjigantët e Real Madridit, ndërsa PSG fitoi të dyja ndeshjet kundër Liverpoolit. E sigurt është se në 'Parkun e Princave' ky duel do të jetë me shumë raste dhe grintë, pasi të dyja skuadrat luajnë një lojë sulmuese dhe nuk kanë dëshirë të qëndrojnë pas, kjo pa kaluar në aventurë.
Të mërkurën do të luhet ndeshja tjetër, Atletico Madrid - Arsenal, ndërsa duelet e kthimit do të jenë pas një jave.
Formacionet e mundshme:
PSG: Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Joao Neves, Vitinha, Fabian; D. Doue, Dembele, Kvaratskhelia
Bayern Munich: Neuer; Stanisic, Upamecano, Tah, Laimer; Kimmich, Pavlovic; Olise, Musiala, Luis Diaz; Kane
Trajneri i Paris Saint Germain, Luis Enrique, foli në konferencën për shtyp në prag të gjysmëfinales së parë të Champions League kundër Bayern Munich, duke vlerësuar maksimalisht rivalin bavarez.
Tekniku spanjoll theksoi se Bayern është një nga skuadrat më të mira në Evropë, sidomos për stilin sulmues të lojës. Ai veçoi edhe punën e trajnerit Vincent Kompany, duke e cilësuar si një nga emrat më cilësorë në pankinë.
“Bayern është një ekip që më pëlqen ta shikoj. Janë shumë ofensivë dhe gjithmonë kërkojnë golin. Kompany ka treguar nivel të lartë edhe më parë dhe po e bën këtë edhe tani”, u shpreh Luis Enrique.
Megjithatë, trajneri i PSG-së nuk pranoi ta konsiderojë këtë duel si përballjen mes dy skuadrave më të mira të turneut, duke përmendur edhe Arsenalin si një ekip që ka bërë një sezon të shkëlqyer. Sa i përket krahasimit direkt, ai tregoi besim te skuadra e tij.
"Bayern ka qenë shumë konstant, por nëse shohim performancën si ekip, mendoj se PSG është një hap më përpara", tha spanjolli i PSG-së.
Gjysmëfinalja mes dy gjigantëve pritet të jetë një nga përballjet më të forta të sezonit në Champions League.
Sot në orën 21:00 në 'Parkun e Princave' në Paris do të zhvillohet një nga përballjet më të mëdha të sezonit në Champions League. PSG pret Bayern Munich në gjysmëfinalen e parë, një duel që konsiderohet si një finale e parakohshme për shkak të forcës dhe formës së dy skuadrave. Më poshtë edhe formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.
PSG: Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Joao Neves, Vitinha, Fabian; D. Doue, Dembele, Kvaratskhelia
Bayern Munich: Neuer; Stanisic, Upamecano, Tah, Laimer; Kimmich, Pavlovic; Olise, Musiala, Luis Diaz; Kane
Komente



