Champions League zbeh finalen e
Superkupës së Shqipërisë sonte

Champions League zbeh finalen e<br />Superkupës së Shqipërisë sonte
Sot në orën 20:00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” do të zhvillohet finalja e Superkupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Laçi.

Sfida nuk pritet që të ketë shumë interes nga klubi korçar, pasi e ka mendjen në Champions dhe në fushë do të zbresë me rezervat, pasi vetëm pak ditë më pas ka ndeshjen e parë me Dinamon e Zagrebit, që vlen më shumë se Superkupa.

Edhe pse presidenca dhe stafi teknik bashkë me lojtarët janë shprehur se sfida do të ketë vlerësim maksimal në fushë Skënderbeu pritet që të zbresë pa 7 titullarë, të cilët janë Bledi Shkëmbi, Bakary Nimaga, Kristi Vangjeli, Marko Radas, Hamdi Salihi, Bernard Berisha, Liridon Latifi. Nga ky vendim tenton të përfitojë Laçi për të shënuar emrin në histori. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore