Champions Leauge, lum golash
Graniti mposht Taulantin sërish

Champions Leauge, lum golash<br />Graniti mposht Taulantin sërish
Kanë përfunduar ndeshjet e Champions Leauge për mbrëmjen e sotme. Napoli dhe Benfica kanë mbyllur ndeshjen me një rezultat 2 me 1 në favor të napolitanëve, ndërkohë të dyja skuadrat kanë siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 pas triumfit në “Da Luz”.

 Nga ana tjetër turqit e Beshiktasht pësuan një humbje të rëndë nga Dinamo e Kievit e cila e shndërroi ndeshjen në një “seancë stërvitore”. Përballja midis Dinamos së Kievit dhe Beshiktashit përfundojnë me një rezultat 6 me 0, ku turqit e mbyllën ndeshjen me 9 lojtarë.

Në grupin D, Bayern Munchen arriti të marrë një fitore minimale kundër Atletico Madrit me rezultatin 1 me 0. Duket sikur bavarezët arritën të hakmerreshin pas eliminimit të vjetshëm dhe humbjes së vendit të parë në grup.

Për sa i përket grupit A,  Baseli humbi në shtëpi përballë Arsenalit me një rezultat 1 me 4. Përveç golave të shumtë, spektakël në fushë dhuroi edhe përballja e vëllezërve
Xhaka ku Graniti arriti të mposhtë sërish Taulantin pasi përballja e parë midis Arsenalit dhe Basel, kishte përfunduar me një fitore të “topçinjve”.

Tre skuadrat që barazuan në këtë mbrëmje ishin PSG, City  dhe PSV, ku vetëm barazimi midis PSV dhe Rostov ishte pa gola.

Ndërkohë Barcelona arriti të merrte një fitore me 4 gola në shtëpi kundrejt miqve të Monchengladbch  të cilët nuk arritën të shënonin asnjë gol, Në këtë fitore 4 me 0, goli i parë u shënua nga Messi dhe tre të tjerët nga Turan i cili gjatë ishte protagonisti i mbrëmjes për katalanasit.

Redaksia Online

D.T/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas