Mitiku Anfield në Angli do jetë sonte dëshmitari i një superpërballjes mes Liverpool-it dhe Real Madrid, që vlen për ndeshjen e kthimit të fazës çerekfinale të Champions League. Skuadra e Kloop është e ngarkuar me misionin e vështirë për të përmbysur humbjen 3-1 në Madrid, ndërsa vijon të ketë mungesat e Van Dijk, Matip, Gomez dhe kapitenit Henderson.
Në prag të takimit Kloop është shprehur se ‘shanset për përmbysje do ishin shumë më të lartë nëse do kishte tifozë’, ndërsa ka shtuar se ‘Liverpool duhet të shënojë shumë pasi është thuajse e pamundur për të mbajtur portën e paprekur kur luan përballë Real Madrid’.
Ndërkohë në kampin Madrilen vijojnë të mungojnë kapiteni Ramos, mbrojtësi Varan, por edhe Hazard, Carvajal dhe Vazquez. Trajneri Zidan është shprehur se ‘nuk shkojnë në Angli për të mbarojtur rezultatin, pasi Real futet në fushë gjithmonë për të fituar’.
Nëse Liverpool do t’ia dalë apo jo kjo do të shihet sonte, por i garantuar është spektakli, pasi sonte në fushë zbresin 19 trofe të Champions League.
Ndërkohë me shumë enigma është edhe përballja tjetër, pasi Dortmund pretendon se mund t’ia dalë të përmbysë humbjen 2-1 të pësuar në Angli kundër Manchester City-t. Nëse eliminohet ky do ishte një dështim për skuadrën e Guardiolës, e cila ka bërë gjithmonë paraqitje larg pritshmërive në Europë sa herë ka luajtur ndaj kundërshtarëve më të lehtë në letër.
Për këtë ndeshje Dortmund vijon të ketë një mori mungesash si Jadon Sancho, Schmelzer, Witsel, Zagadou, ndërsa në dyshim janë Hummels dhe kapiteni Reus. Sakaq Manchester City ka në pikëpyetje Laporte-n, ndërsa e sigurtë është mungesa e Aguerro-s.