Champions, Luis Enrique i trembur:
“Atletico mund të na eliminojë”

Champions, Luis Enrique i trembur:<br />“Atletico mund të na eliminojë”
Nesër starton edhe faza çerekfinale e Champions League. Derbi spanjoll mes Barcelonës dhe Atletico Madrid është superndeshja e mbrëmjes duke mos harruar edhe Bayern Mynih-Benfika.
 
Edhe pse humbi të shtunën ndaj Real Madrid trajneri i katalanasve Luis Enrique tregohet optimist gjatë konferencës: “Ne jemi skuadra më e mirë por edhe mund të eliminohemi pavarësisht se mund të bëjmë dy ndeshje shumë të mira. Në jetë gjithçka mund të ndodhë dhe nuk na presin ndeshje të lehta mbi të gjitha ajo e kthimit”, sqaron Luis Enrique.
 
Për mbrojtësin katalanas, Gerard Pique, humbja me Realin tashmë është arkivuar.
 
Ai kërkon përqendrim që në ndeshjen e nesërme në “Camp Nou” për të marrë një rezultat që do të ndikojë shumë në kualifikimin për në gjysmëfinale.
 
Në kampin e Atleticos trajneri Simeone nuk e ka mendjen të marrë një rezultat të favorshëm që mund të jetë edhe barazimi apo humbja minimale.
 
Në konferencën për shtyp argjentinasi ka deklaruar se i vetmi rezultat i mirë që mund të marrë Atletico është fitorja.
Ndeshjet e fazës çerekfinale të Champions:
 
5 prill në 20:45
Barcelona-Atletico Madrid
Bayern Mynih-Benfica
 
6 prill në 20:45
Wolfsburg-Real Madrid
Psg-Manchester City

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)