Francezët e Monaco-s kanë eliminuar nga Champions League Manchester City-n e Pep Guardiolës. 

Fitorja 3:1 e ekipit të Jardim në stadiumin "Lugji II" nxori nga kompeticioni anglezët, pavarësisht se patën fituar 5:3 dy javë më parë në "Etihad Stadium". 

Monaco kualifikohet kështu në fazën e 1/4 të Champions, edhe pse rezultati i përgjithshëm është 6:6, por goli në fushën kundërshtare i jep biletën vendasve. 

Golat u shënuan nga Kylian Mbappe në minutën e 8, Fabinho në të '20-ën dhe Tiemoue Bakayoko në minutën e 77, i cili bëri të pavlefshëm golin e Sane i cili shkurtoi përkohësisht shifrat në 2:1. 
 
Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
  • Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50

    Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?