Champions/ 'Mos prisni të dominojmë Europën', Barcelona për jetë a vdekje kundër D.Kiev! Sot në fushë edhe Juventus, spikat M.United-Atalanta

Champions League premton sërish spektakël, pasi sonte 8 përballje të tjera për xhiron e tretë në grupe do të luhen. Barcelona që pas dy ndeshjeve ka zero pikë pret në ‘Camp Nou’ Dinamo Kiev, me opsionin e vetëm fitoren jo vetëm për aspektin e pikëve, por edhe të moralit. Trajneri Koeman në konferencë për shtyp ka kërkuar që të mos kenë pritshmëri nga kjo skuadër për të fituar Championsin, por ka thënë se ukrainasit do t’i mundin.

Ndeshja tjetër e grupit E do të luhet në Portugali mes Benfikës dhe Bayern Mynchen. Gjermanët vijnë në këtë sfidë me 6 pikë.

Në grupin H Juventusi kryesues me pikë të plotë udhëton në Rusi për t’u përballur me Zenitin. Një ndeshje që premton të jetë aspak e lehtë për bardhezinjtë, që të dielën do përballen me Interin për derbin e Italisë, por skuadra e Allegrit vjen pas një forme të shkëlqyer. Përballja tjetër e grupit është mes Chelsea-s dhe Malmos. Kampionët në fuqi të Europës vijnë pas humbjes me Juventusin dhe kundër suedezëve tre pikët nuk duhet të diskutohen.

Përballje shumë interesante rezervon edhe grupi F me Manchester United që pas fitores delikate me Villareal pret në Old Traford Atalantën. ‘Djajtë e kuq’ nuk po kalojnë një moment të mirë në Premier League dhe Championsi shihet si shërim. Siç dihet te Atalanta do të mungojë mbrojtësi i kombëtares Berat Gjimshiti, ndërsa ndeshja tjetër e grupit zhvillohet në Zvicër mes Young Boys dhe Villareal.

Ndërkohë në grupin G ndeshja e parë luhet në orën 18:45 mes Salzburgut kryesues dhe Wolsburgut, ndërsa në orën 21:00 Sevillia pret Lille-n për t’u rikthyer pretendente.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shembja e urës në Baltimora, gjenden dy trupa të pajetë

Shembja e urës në Baltimora, gjenden dy trupa të pajetë