Champions, përplasje titanësh
në grupe, Juve-City, Real- PSG

Champions, përplasje titanësh<br />në grupe, Juve-City, Real- PSG
Champions League premton emocione, spektakël dhe duele të zjarrta që në start. Shorti i hedhur të enjten në Montekarlo ka dhuruar përplasje të forta që në fazën e grupeve duke rritur pritshmëritë maksimalisht.

Real Madrid-Paris Saint Germain, Barcelona-Roma, Juventus-Manchester City dhe Bayern Munich-Arsenal do të jenë këto disa nga duelet e mëdha në këtë fazë të Championsit. Në grupin A, Reali i Madridit do të ndeshet me sheikët e PSG dhe kryefjala është rikthimi i argjentinasit, Angel Di Maria në Madrid, aty ku fitoi gjithçka si lojtar, por që u largua përmes shumë pikëpyetjeve që ende nuk janë zgjidhur.

Një tjetër duel do të jetë edhe mes Ibraës dhe Ronaldos. Përballë kundërshtarëve të tillë do ta kenë thuajse të pamundur Shakhtar Donetsk dhe Malmo që të kalojnë fazën e grupeve. Ndeshje e veçantë do të jetë për Ibrahimovic, pasi do të luajë përballë ekipet që u formua si lojtar, Malmo.

Në grupin B, Manchester United në letër do të ndajë vendin e parë me Volfsburgun, nëse PSV në cilësinë e kampiones së Holandës dhe CSKA e Moskës nuk u hapin punë. Në grupin C, Atletiko e Madridit dhe Benfika shikohen si favorite për të kaluar kundrejt Gallatasarait dhe Astanës, që është surpriza e grupeve. Grupi i ‘ferrit’ është D, pasi përbëhet nga Juventus, City, Sevilja dhe Borusia Monchengladbach.

Nën kampionët e Europës do të luftojnë për një vend në turin tjetër ndaj sheikëve të Manchester City, por edhe kampionëve të Europa League, Seviljas, që për ironi të fatit i dhuruan edhe një sulmues falas pak orë para shortit. Mes me të mirëve do të luajë edhe Xhaka i Borusias. Kampionët e Europës do të përballen me Romën dhe Leverkusen si kundërshtar potencial për vendin e parë, ndërsa Bate plotëson grupin.

I veçantë rikthimi i Luis Enrikes në Romë. Tjetër klasike e Europës është mes Bayern Munich dhe Arsenal në grupin F, që plotësohet nga Olympiakos dhe Dinamo Zagreb. Chelsea, ka grupin më të lehtë, pasi gjendet do të luajë me Porton, Dinamon e Kievit dhe Maccabi Tel Aviv.

Grupi i fundit nuk ka emra të mëdhenj, pasi gjenden Zenit, Valencia, Lyon, Gent duke pasur të vështirë të përcaktohet në plan të parë se kush do të kalojë më tej, pasi të 4 ekipet janë të të njëjtit nivel. Faza e grupeve në Champions League do të nisë më 15 Shtator, ndërsa do të kulmojë në “San Siro” me finalen e madhe.

Lionel Mesi fiton duelin e parë me Ronaldon duke marrë çmimin e lojtarit më të mirë të vitit që jepet nga UEFA. Mesi fitoi duelin ndaj portugezit të Realit dhe shokut të skuadrës, Suarez. 

shorti

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?