Champions, Real dhe Juventus
gabojnë, Dortmundi kualifikohet

Champions, Real dhe Juventus<br />gabojnë, Dortmundi kualifikohet
Ndeshjet e natës së sotme në Champions League kanë dhuruar spektakël, gola dhe surpriza.
 
Kështu Reali i Madridit është ndalur në mënyrë surprizë ndaj Legia-s në një barazim 3-3, ndërsa Dortmundi pas fitores me Sportingun 1-0 ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër.
 
Juventusi u ndal në shtëpi nga Lion 1-1, duke i dhënë mundësi Seviljas që të shkëputet me dy pikë në vendin e parë pas fitores me Dinamo Zagreb 4-0.
 
Në grupin F, është gjithcka e hapur, Monaco fitoi me CSKA duke kryesuar me 8 pikë, ndërsa Totenham gaboi në shtëpi pasi humbja me Leverkusen e zbriti në vendin e tretë, ndërsa gjermanët janë të dytët.
 
Leicester City u ndal pas tre fitoreve duke barazuar me FC Koebenhavn 1-1, por nuk rrezikon vendin e parë, pasi ka 10 pikë, ndërsa danezët luftojnë për vendin e dytë me Porton.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm