Champions rezervon sfidë titanësh
në 20:45 Bayern - Manchester City

Champions rezervon sfidë titanësh<br />në 20:45 Bayern - Manchester City
Pas ndeshjeve të para në 4 grupet, A, B, C dhe D sot do të zhvillohen ndeshjet në 4 grupet e natës së dytë të Champions League. Ndeshja më e fortë e mbrëmjes zhvillohet në Gjermani, atje ku Bayerni i Mynihut pret Manchester City-n. Kampionët e dy vendeve do të kërkojnë fitoren me cdo kusht, pasi janë dy nga ekipet pretendente për të fituar kompeticionin këtë edicion.

Në prag të ndeshjes Guardiola shprehet “Nëse nuk mbrohemi mirë të gjithë si skuadër është e sigurt që do të hasim probleme. 3 pikët janë shumë të rëndësishme në një takim si ky për vetëm faktin se bëjmë pjesë në një grup shumë të vështirë”. Ndeshja tjetër e grupit E është mes Romës dhe CSKA. Në grupin F, Barcelona e nis përballë Apoel Nikosias, ndërsa Ajaks pret PSG, favoritë janë katalanasit dhe parisienët. Çelsin e nis përballë gjermanëve të Shalkes, ndërsa Maribor me Sporting. Blutë e Londrës janë mjaft me fat, pasi kanë në një grup shumë të lehtë. Në grupin H, Bilbao udhëton drejt Donetsk për t’u ndeshur me Shaktar, ndërsa Porto e nis në shtëpi ndaj Bates.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Sulmi bën Sylvinhon me 'dhimbje koke', skualifikohet Mirlind Daku

Sulmi bën Sylvinhon me 'dhimbje koke', skualifikohet Mirlind Daku