Champions rikthehet me Barcelona-PSG, Lajpcig sfidon LIverpool

Sonte rikthehet magjia e Champions League. Faza e 1/8 nis me një superndeshje e një duel klasik të viteve të fundit Barcelona-PSG. Çdo gjë është gati për spektaklin e radhës që pritet të dhurojë kjo përballje. Vigjilja është e tensionuar pasi PSG kërkon që t’i “rrëmbejë”  katalanasve kapitenin Messi. Barcelona po kalon një moment të mirë dhe trajneri Koeman është optimist: “ Nuk duhet të pësojmë.Jemi përmirësuar muajt e fundit dhe do jetë një ndeshje interesante”. Leo Messi pritet të udhëheqë Barcelonën edhe mbrëmjen e sotme.

Po aq optimistë janë edhe në kampin e francezëve megjithëse nuk kanë në dispozicion yjet e skuadrës Neymar dhe Di Maria. Trajneri Maurizio Pocchettino vlerëson rritjen e blaugranëve por thotë se objektivi kryesor i PSG-së është fitimi i Championsit.

Po në orën 21:00 nis edhe dueli tjetër i mbrëmjes ku në fushë zbret Liverpool. Për shkak të masave anti-Covid takimi ndaj Lajpcig do luhet në Hungari e jo në Gjermani. Lajpcig po kalon formë të mirë dhe do tentojnë të bëj surprizën pavarësisht se vlerësojnë së tepërmi rivalët nga Anglia. Por Liverpool po kalon një krizë e moment të errët. Në kampionat janë tre humbje radhazi dhe kthesa kërkohet në Champions. Jurgen Klopp ka hedhur poshtë zërat se po mendon largimin dhe ka thënë se ka ende energji për të vijuar në krye të anglezëve. Me treshen magjike Mane-Salah-Firmino Klopp do mundohet të mposhtë gjermanët. /Përgatiti Andi Kapxhiu.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Diskutohen termat e kontratës, Bayern Munich ul në stol trajnerin veteran

Diskutohen termat e kontratës, Bayern Munich ul në stol trajnerin veteran