Champions, Roma "dorëzohet" në 
Ukrainë, United i pafuqishëm/VIDEO

Champions, Roma "dorëzohet" në <br />Ukrainë, United i pafuqishëm/VIDEO<br>
Roma është dorëzuar përballë ukrainasve të Shakhtar Donetsk në takimin e parë të 1/8-ave të finaleve të Champions League, edhe pse u duk se transferta do të fliste me nota pozitive për verdhekuqtë.

Italianët kaluan të parët në avantazh në fundin e pjesës së parë, falë një goli të turkut Under, por ukrainasit nga Donetsku do të përmbysnin rezultatin në pjesën e dytë, me autorë golash Ferreyra dhe Fred, ndonëse krijuan shumë raste të pastra për ta thelluar edhe më tej rezultatin, por nuk ia dolën dot përballë mrekullive të portierit roman, Alisson.

Megjithatë, goli i shënuar në fushë kundërshtare i mban ende të hapura shpresat e Romës për një kualifikim të mundshëm në çerekfinalet e Championsit, por për këtë do të duhet të vuajnë disi në “Olimpico” të kryeqytetit italian, kur të luhet ndeshja e kthimit pas dy javësh.

Në ndeshjen tjetër të Champions League për mbrëmjen e sotme nuk ka shumë histori. Manchester United s'shkoi më shumë se një barazim 0:0 ndaj Seviljes në shtëpinë e këtyre të fundit. Vendasit ishin më kërkues për të gjetur rrugën e rrjetës por De Gea ishte i pakalueshëm./supersport/

l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron