Champions/ Ronaldo pa trofe për herë të parë pas 16 vitesh, Juventus llogarit vetëm fitoren me Villareal! Lille-Chelsea në rrezik

Për herë të parë pas 16 vitesh Cristiano Ronaldo nuk do të fitojë asnjë trofe gjatë një sezoni. Kjo pasi fituesi i 5 herë ‘Topit të Artë’ është eliminuar nga Champions League. Manchester United është mposhtur 0-1 nga Atletico Madrid në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8 dhe rezultati final i dy përballjeve u mbyll 1-2 në favor të spanjollëve. Golin vendimtar të sfidës e realizoi Renan Lodi në fundin e pjesës së parë, ndërsa tifozët e United ishin shumë të irrituar pas ndeshjes si pasojë e vonesave të shumta gjatë lojës. Për rrjedhojë u godit me shishe plastike trajner i Atletico-s Simeone.

Surprizë ka qenë edhe eliminimi i Ajax-it, pasi Benfica ka fituar 0-1 ndeshjen e kthimit në Holandë. Portugezët kaluan me rezultatin final 2-3 në çerekfinalet e Champions League.

Sonte ndërkohë Juventus pret në Itali Villareal me objektivin e vetëm fitoren, pasi sfida e parë në Spanjë u mbyll 1-1. Allegri duhet t’ia dalë pa Bonucci-n, Chiesa-n dhe Zakarian, ndërsa edhe Dybala është në dyshim.

Sakaq sonte në fushë pritet të zbresë edhe Chelsea, që ndeshjen e parë në Londër kundër Lille e fitoi 2-0. Gjithsesi për këtë sfidë mund të ketë surpriza, pasi mediat në Francë shkruajnë se mund të anulohet. Shkak janë sanksionet që Britania i ka vendosur presidentit të Chelsea-s rusit Abramovic dhe sipas ‘L’Equipe’ UEFA duhet të japë një leje të veçantë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë