Në “Etihad Stadium”, Manchester City pret sonte në orën 21:00 Napolin, në një duel mes dy skuadrave me pretendime për Champions League. City fillimisht duhet të kalojë ngërçin e 4 ndeshjeve pa fitore në Angli, ndërsa Napoli për të dytin sezon me rradhë rrezikon seriozisht të eliminohet që në fazën e grupit. Për më tepër skuadra e drejtuar nga Allegri, që ka 3 pikë pas 4 ndeshjesh, duhet t’ia dalë me shumë mungesa. Të padisponueshëm janë Meret, Alisson, Vergara, Badiashile, Di Lorenzo, Lobotka, Marin dhe Buongiorno.

Po në të njëjtën orë, në “Emirates Stadium”, Arsenali përballet me Borussia Dortmundin. Londinezët kërkojnë të konfirmojnë ambiciet e tyre në Champions League dhe të marrin një tjetër rezultat pozitiv përpara tifozëve vendas. Nga ana tjetër, Dortmundi vjen me synimin për të vënë në vështirësi skuadrën e Mikel Artetës, duke shfrytëzuar shpejtësinë në sulm dhe hapësirat që mund të krijohen në prapavijën kundërshtare. Sakaq gjermanët synojnë që të jenë edhe në top-8-she për të shmangur ‘play-off-in’.

Përveç këtyre dy përballjeve, programi i Champions League rezervon edhe shtatë ndeshje të tjera. Po në orën 21:00 Como e fitores tenistike 9-1 kundër Lens do të presë AEK-un e shqiptarëve. Stavro Pilo pritet titullarë si gjthmonë, ndërsa pas më shumë se dy muajsh i disponueshëm është rikthyer Thomas Strakosha.

Në fushë mbrëmjen e sotme do të zbresë edhe Real Madrid, që është me pikë të plota. ‘galaktikët’ presin në Bernabeu PSV-në, ndërsa po në orën 21:00 përballje interesante janë Feyenoord-Porto, Leipzing-Lens dhe Slovan Bratislava-Betis. Mbrëmja do të nisë që në orën 18:45 me duelet Bodo Glimt-Lask dhe Galatasaray-Aston Villa.