Champions/ Sonte spikat Real-Napoli, Asllani do e nisë titullar me Interin! M.United "jetë a vdekje" kundër Galatasaray-t

Real Madrid-Napoli është sfida më interesante dhe spektalore që pritet të mërkurën në Champions League. ‘galaktikët’ e Ancelotti-t janë të kualifikuar, por italianët do kërkojnë të paktën të mos dalin pa pikë për të rrezikuar gjithçka në ndeshjen e fundit. Mazarri ka marrë masat dhe në ‘bernabeu’ do zbresë në sulm me Kvaratschkelia, Politano dhe Simeno-n, i cili ka fituar balotazhin me Osimhen pasi nigeriani nuk është ende në formën e duhur.

Sfida tjetër e këtij grupi luhet në Portugali mes Bragës dhe Union Berlinit. Braga do tentojë me ngulm fitoren për t’u ngjitur në kuotën e 6 pikëve dhe për t’i bërë presion Napolit që ka 7 dhe sonte supozohet ta ketë tejet të vështirë me Realin. Ndeshja e fundit në grup e Bragës është pikërisht kundër Napolit.

Ndërkohë në fushë sonte zbret edhe Interi, që pritet të bëjë rotacion në formacion pasi është kualifikuar. Përballë Benfica-s Inzaghi ka projektuar si titullar Kristjan Asllanin, i cili në mesfushë do mbështet nga Klasen dhe Fratessi. Është menduar që Mkihtaryan, Barrela dhe Calhanoglu të qëndrojnë pushim, ashtu si Lautaro dhe Thuram në sulm, të cilët synohet të jetë të freskët të dielën për supersfidën e Seria A kundër Napolit.

Sakaq edhe Real Sociadad, që mban vendin e parë me Interin me 10 pikë, pret në shtëpi Salzburgun.

Në grupin A Manchester United luan një sfidë jetë a vdekje në Turqi kundër Galatasaray-t në orën 18:45. ‘Djajve’ u duhet vetëm fitorja për t’u kualifikuar, duke llogaritur që ndeshjen e fundit e luajnë kundër Bayern Munchen. Gjermanët e kualifikuar sonte presin në shtëpi Copenhagen, një ndeshje e lehtë në letër.

Në grupin B Arsenalit i duhet minimalisht një barazim në Londër kundër Lens për t’u kualifikuar. Në përballjen tjetër, Sevillia duhet të fitojë me patjetër në Spanjë kundër PSV për të shpresuar ende për 1/8.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente