Champions/ Surprizon Carlo Ancelotti, merr në Angli lojtarin që s'mund të luaj kundër Manchester Cityt

Champions/ Surprizon Carlo Ancelotti, merr në Angli lojtarin që s'mund të luaj kundër Manchester Cityt

Jeremy de Leon në trajnim dhe Ancelotti

Këtë të mërkurë në 21:00 stadiumi 'Etihad' do të jetë skena e një prej ndeshjeve më të pritura në vitin 2024 dhe ndoshta më e mira në këtë edicion të Champions League deri më tani; ajo mes Man. Cityt dhe Real Madrid (3-3 ndeshja e parë).

Carlo Ancelotti ndodhet tashmë në Angli duke u përgatitur për ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Real Madridit ku ka një risi që quhet Jeremy de Leon. Trajneri italian vendosi të thërrasë 20-vjeçarin, i cili ka marrë disa minuta me ekipin e të rinjve. Pozicioni i tij i natyrshëm është në krahun e djathtë, ndonëse ai bën mirë në të majtë si mesfushor.

I riu portorikan nuk e besoi kur vetë Ancelotti e kontaktoi për ta njoftuar se do të ishte pjesë e delegacionit të "Galaktikëve" për të udhëtuar drejt Manchesterit. Pavarësisht faktit se ai është një lojtar i mirë, ai nuk është titullar i zakonshëm në njëmbëdhjetëshen e parë të Raul Gonzalez me të rinjtë. Megjithatë, italiani i ekipit të parë e thirri atë për arsye të tjera.

Përvoja e Jeremy de Leon në Manchester City - Real Madrid do të jetë unike

Duhet sqaruar se sulmuesi i ri nuk do mund të luajë në ndeshjen e kësaj të mërkure për një arsye të thjeshtë, ai nuk është i regjistruar në listën e Champions. Por trajneri Ancelotti e thirri për arsye të tjera që kanë të bëjnë me përvojën dhe formimin e tij në kuptimin ndërkombëtar.

Me fjalë më të thjeshta, trajneri dëshiron që djaloshi nga Amerika Qendrore të ketë udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar në bordin e ekipit të parë. Praktikisht, Jeremy de Leon do të jetë një spektator luksi që mund të jetë në stolin e ekipit ose të paktën të qëndrojë në të njëjtin hotel me Bellingham, Vinicius, Rodrygo dhe të tjerët.

Kjo gjithashtu do të thotë se sulmuesi i lindur në San Juan do të merret parasysh për disa ndeshje të La Ligas për pjesën e mbetur të sezonit. Nën vështrimin e Jeremy de Leon, Real Madrid dëshiron të shkruajë histori në 'Etihad Stadium'.

Historia mes klubit madrilen dhe "Qytetarëve" thotë se ata janë përballur 12 herë në të gjithë historinë e tyre, nga të cilat 11 në Champions League. Në ndeshjet e 'Santiago Bernabeu', skuadra madrilene ka fituar 3 herë, barazuar 2 dhe humbur 1.

Në stadiumin 'Etihad', shifrat janë 3 humbje për skuadrën e Real dhe 2 barazime. Kjo do të thotë se Real Madridi nuk ka mundur asnjëherë të fitojë në tokën e Manchester Cityt, gjë që e shton tensionin në këtë ndeshje vendimtare.

17 prilli 2024 mund të jetë dita që klubi spanjoll mund të mposht ekipin e 'Qytetarëve' për herë të parë në histori në territorin anglez. Edhe pse ka mundësi që 'seriali' të vendoset me penallti pas barazimit 3-3 në çerekfinalen e parë të Champions League për këtë edicion.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023