Championsi ende në ajër/ Portugalia mbetet një hipotezë dhe diskutohen dy formate

Championsi ende në ajër/  Portugalia mbetet një hipotezë dhe diskutohen dy formate

Champions League është ende në ajër. Nëse kampionatet kryesore europiane kanë datat zyrtare të rifillimit me kompeticionin europian më të rëndësishëm për klube ende nuk është vendosur se çfarë do të bëhet. Hipoteza që Championsi të mbyllej në Portugali dhe një gjë e tillë të bëhej me një format “Final Eight” ende nuk është e qartë dhe mbetet një mundësi dhe asgjë më shumë për momentin. Megjithatë diçka është e sigurtë që Stambolli dhe Turqia janë përjashtuar si mundësi por vetëm më 17 qershor Komiteti Ekzekutiv i Uefa-s do të zbulojë planin dhe vendin për rinisjen e Championsit.

Uefa po kërkon seli për vijimin e kompeticionit dhe Portugalia për disa arsye mbetet si vedni i privilegjuar por Gjermania nuk dorëzohet me Frankfurtin dhe Berlinin si kandidatura ndërsa më pas mbetet Moska. Edhe formati ende nuk është i qartë dhe ajo që dihet deri tani është se do të luhen ndeshjet e mbetura të fazës së 1/8 dhe më pas mund të kalohet në një fazë finale me 8 ekipe ose të luhen edhe çerekfinalet dhe më pas të kemi një “Final Four”. Gjithsesi gjithçka mbetet ende e hapur dhe fat ii Champions do të vendoset në mbledhjen e 17 qershorit në Uefa/ Përgatiti Andi Kapxhiu.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'