"Globalizimi" ishte tema e Chanel nga dizanjuesi Karl Lagerfeld për sfilatën e modës Vjeshtë-Dimër 2013-2014.
Kjo ishte një nga shfaqjet më të mrekullueshme në javën e modës në Paris. Shfaqja u vu në skenën madhështore të Grand Palais des Champs-Elysees.
Si redaktorët më të mëdhenj të modës ashtu dhe të ftuar të tjerë të famshëm kishin hyrë në pallatin e madh ku zhvillohej sfilata dhe të gjithë u mahnitën nga pamja e një globi madhështor 25-metra i lartë në qendër të pallatit.
Globi u dizanjua me flamurët e logos së chanel, duke shënuar 300 vendet ku Chanel tani ka dyqanet e veta në botë.
Çdo gjë në lidhje me këtë koleksion “Chanel vjeshtë-dimër 2013-2014” ishte mahnitëse. Duke filluar që nga vezullimi i mrekullueshëm i make-up nga Peter Philips, i cili plotësonte madhështinë e veshjeve duke vazhduar te aksesorët me ngjyrë argjendi.
Çizmet e larta deri në kofshë si dhe lëkura e shkëlqyer e veshur në këmbët e modeleve ishin tendenca më thelbësore për këtë koleksion.
Chanel solli fundet e shkrurtra me pala, bluza të lehta, kostume të ndjeshme me sende të bukura, këpucë-çorapet, të cilat të jepnin idenë e një kofshe të lartë.
Veshjet u paraqitën energjike dhe joshëse. Modelet u shfaqën me rroba të errëta si dhe xhaketa të dizanjuara.
Kjo sfilatë kishte një përzjerje të guximshme e dizanjimit të fustaneve me pëlhura luksoze. Palltot paraqiten të rënda. Të gjitha veshjet kishin nga një element të veçantë duke filluar nga dantellat dhe qëndisjet e detajuara me pendë dhe fije argjendi.
Në këtë sfilatë shpalosej një grua e cila paraqitej me një siluetë vezëlluese dhe me një qafë bujare.

Dizanjimi i veshjeve ishte fantastik me copa prej leshi të qëndisura në mënyrë rrethore.
Ky është dhe çelësi i Chanel. Kostumet me xhaketa të shoqëruara me pantallona apo me minifunde, tregojnë mençurinë e chanel që legjitimon botën e grave në gjithë botën.
Modelet sfiluan me veshje të cilat erdhën me frymën e chanel në ngjyrë të zezë. Shumica e veshjeve ishte me këtë ngjyrë duke u ndërthurur me varacione të ngjyrës së bardhë dhe kuqalashe. Mbizotëronte dhe ngjyra blu e theksuar , roza dhe ngjyra gri e ndërthurrur me fije argjendi.
Aksesorët ishin të kombinuara me veshjet. Çanta me zinxhirë që jepnin një pamje joshëse, dhe kapelet u paraqitën prej gëzofi në formën e aviatorëve. Ky ishte një koleksion i madh dhe tepër mbresëlënës.
Kjo ishte një festë e 100 vjetorit të Chanel duke treguar një testament për fuqinë e kësaj marke luksoze franceze.
Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com