Chanel sjell koleksionin e ri
"Yjet" luajnë kumar në kazino

Chanel sjell koleksionin e ri<br />
Chanel ka ftuar në ambientet e Gran Palais emrat më të mëdhenj të modës, kinematografisë apo muzikës, për të shijuar super koleksionin e ri, Chanel Haute Couture.

Pasarela ishte shndërruar në një sallë kazinoje, plot shkëlqim dhe modele që parakalonin të veshura me koleksionin më të ri.

Mes emrave të mëdhenj të botës së shoëbizit dhe biznesit, ishte e vështirë të fokusoheshe tek modelet dhe veshjet e tyre, por nuk kishte si të mos vihej re puna e mrekullueshme e stilistit të madh Karl Lagerfeld, copat e rënda, prerjet unike dhe sigurisht stili i pangatërrueshëm që përfaqëson Chanel.

Megjithëse veshjet mund të të sillnin ndërmend veshje nga koleksione të mëparshme të Chanel, edhe këtë herë Lagerfeld solli risi në materiale dhe ngjyra 3 dimensionale.

Në pasarelë të krijohej ideja se edhe të ftuarit e veshur kokë e këmbë me Chanel, sfilonin bashkë me modelet.

Kendall Jenner si gjithmonë nuk mund t’i shpëtonte protagonizmit, e kanë në gjak si familje. Modelja 20 vjecare kishte veshur ‘kryeveprën’ e koleksionit. Një kostum nusërie që tërhoqi vëmendjen e gjithë të ftuarve.

Në tërësi shfaqja ishte unike në llojin e saj dhe të gjithë duket se u argëtuan pafund.
 FOTO
chanel
 FOTO
chanel
 FOTO
chanel
 Foto të tjera..

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kuti, Tavo thellon diferencën! Ka marrw 1150, Gjikuria 559

Hapen 8 kuti, Tavo thellon diferencën! Ka marrw 1150, Gjikuria 559