Chapecoense, 20 lojtarë të rinj në
skuadër, gati për sezonin e ri

Chapecoense, 20 lojtarë të rinj në<br />skuadër, gati për sezonin e ri
Klubi brazilian i cili humbi shumicën e lojtarëve të tij në një aksident ajror në Kolumbi, do të transferojë 20 lojtarë të rinj në skuadër duke qenë gati për të sezonin e ardhshëm.

Gjithashtu drejtuesit e skuadrës kanë deklaruar se janë duke ruajtur tre fanellat që kanë mbajtur dy lojtarët e mbijetuar të aksidentit, me shpresën se ata do të rikthehen në fushën e lojës.

Askush nuk mund t’i veshë fanellat me numrat që kanë mbajtur Jekson Follman, Neto dhe Alan Ruschel. Presim që Neto dhe Alan të kthehen dhe t’i mbartin fanellat sërisht, ndërsa Follman i cili nuk është në gjendje të luaj, do të ketë hapësirën e tij këtu”,  është shprehur Riu Costa, drejtor i klubit.

Në aksidentin ajror që u përfshi skuadra e Chapecoense, mbijetuan vetëm tre lojtarë të skuadrës së parë, qendërmbrojtësi Neto, mbrojtësi anësor Alan
Ruschel dhe portreti Jackson Follman, ku ky i fundit prej dëmtimeve të shumta të marra në këmbë, nuk do të ketë mundësi të luaj më futboll.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar