Chapecoense do të jenë kampionët
e Kupës së Amerikës Jugore

Chapecoense do të jenë kampionët<br />e Kupës së Amerikës Jugore
Ekipi brazilia që duhej të luante kundër Atletiko Nacional në finalen e Kupës së Amerikës Jugore do të kurorëzohet kampion i këtij kompeticioni.

Presidenti në detyrë i skuadrës së Chapecoenes Ivan Tozzo është shprehur se zyrtarët e CONMEBOL kanë konfirmuar dhënien e titullit për skuadrën braziliane, një pjesë e madhe e lojtarëve të së cilës u ndanë nga jeta në aksidentin ajror në Mendelin të Kolumbisë.
 
“Skuadra do të marri edhe 2 milion dollarët e çmimit, gjithçka është konfirmuar. Nuk e di nëse do të ketë një ceremoni për dorëzimin e kupës”,
është shprehur ai.

CONMEBOL e ka marrë këtë vendim pas deklaratës së skuadrës tjetër finaliste të Kupës së Amerikës Jugore, Atletiko Nacional. Skuadra kishte deklaruar se dëshironte që kupa e këtij kompeticioni t’i jepej skuadrës së Chapecoenes.

Gjithashtu Tozzo ka deklaruar se skuadra do të jetë e rindërtuar për vitin e ardhshëm dhe gati për tu bërë pjesë e kompeticioneve.

Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve