Chapecoense përlot stadiumin në
finalen e Kupës së Brazilit/VIDEO

Chapecoense përlot stadiumin në<br />finalen e Kupës së Brazilit/VIDEO
Humbja tragjike e 18 lojtarëve të ekipit të Chapecoense në aksidentin ajror të para disa ditëve në Medelin të Kolumbisë, ka përfshirë në lot të gjithë stadiumin, gjatë finales së kupës së Brazilit mes Gremios dhe Atletico Mineiro. 

Krahas futbollistëve, u kujtuan edhe viktimat e tjera të aksidentit tragjik, ku humbën jetën 76 nga 81 pasagjerët që ndodheshin në bord, përfshirë edhe 18 lojtarët e skuadrës. 

Në finalen e luajtur një natë më parë në “Arena do Grêmio”, Chapecoense dukej sikur ishte prezent në stadium.

Sinjalizimi i gjyqtarit për të mbajtur një minutë heshtje, shoqëruar edhe me një simfoni, ka bërë që i gjithë stadiumi të shpërthejë në lot. Ndoshta asnjë ngjarje më parë nuk ka përlotur kaq shumë njerëz njëherësh.

Takimi ka përfunduar në favor të Gremios pas kohës së rregullt duke bërë që të shfaqen kampion të Brazilit.

Mesditën e 29 nëntorit, avioni me të cilin udhëtonin 18 futbollistë të skuadrës së Chapecoense u rrëzua mbi Medelin të Kolumbisë, duke bërë që të humbin jetën 76 nga 81 pasagjerët që udhëtonin me të. Kjo është cilësuar si një nga tragjeditë më të mëdha në futboll, ndërsa Chapecoense ka marrë solidaritetin e mbarë botës. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas