Chapecoense refuzon imunitetin
3-vjeçar të rënies nga kategoria

Chapecoense refuzon imunitetin<br />3-vjeçar të rënies nga kategoria
Ekipi brazilian i Chapecoense-s i cili tashmë është “shkrirë” pas tragjedisë ajrore, ka marrë një ofertë tepër të rëndësishme sa i përket të ardhmes së tij.

Federata Braziliane e futbollit i ka propozuar Chapecoense-s mundësinë për të qëndruar në imunitet për tre vite me rradhë mes më të mirave të Serisë A Braziliane.

Kjo do të thotë se ata mund të garojnë në këtë ligë pa pasur presionin e rënies në një kategori më poshtë por ky privilegj është hedhur menjëherë poshtë nga klubi i cili kërkon që përtej tragjedisë, gara të vazhdojë të jetë e drejtë, pa favorizuar askënd.

“Ne ndodhemi në vendin e nëntë dhe besoj se jemi të shpëtuar nga rënia për këtë sezon. Ekipi mund t’ja dalë edhe pa asistencën e federatës. Ne jemi në kërkim të lojtarëve të rinj që do jenë pjesë e ekipit për pjesën e mbetur të kampionatit.

Megjithatë edhe po të renditemi në katër vendet e fundit nuk kemi ndërmend të vazhdojmë sërisht në ligën kryesore të vendit ”- ishin fjalët e presidentit të klubit, Ivan Tozzo, për ‘GlobeSporte’, të cilat janë vlerësuar dhe përshendetur nga ekipet e tjera.

Chapecoense dje ka fituar zyrtarisht kupën ‘Sudamericana’, pas vendimit të Atletico Nacional për t’ia dhuruar në nder të viktimave të tragjedisë ajrore.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas