/ATSH- I. Vata/-Komisioni Evropian që në orët e para të ditës së sotme ka ulur në gjysëmshtizë flamujt në nderim te gazetareve të vrarë të revistës Charlie Hebdo në Paris një ditë më parë.

"Këtë mëngjes flamujt e Komisionit Evropian janë në gjysmështizë. Në oren 00:00 në të gjitha ndërtesat e Komisionit dhe në dhomën për shtyp, Komisioni shënoi një minutë heshtje për viktimat e sulmit kundër gazetës Charlie HEBDO", ben te ditur Komisioni Evropian në faqen zyrtare sot ne mengjes.