8 muaj pas sulmeve terroriste që i morën jetën 12 personave, e përjavshmja satirike franceze Charlie Hebdo vihet sërish në qendër të vëmendjes së mbarë globit, por kësaj herë nën syrin kritik.
Në numrin e saj të fundit, Charlie Hebdo shfaq një karikaturë të vogëlushit sirian Aylan Kurdi të mbytur në brigjet e Turqisë, fotografia e së cilit tronditi mbarë botën rreth 2 javë më parë. Karikatura e 3 vjeçarit që u gjet në plazhin e Bodrumit vjen me titullin tallës “ Për pak nuk ja doli”.
Pranë tij shfaqet dhe një tabelë reklame e McDonald's “Merr dy menu fëmijësh, paguaj një”.
Ndërkaq në një tjetër faqe, revista shfaq një karikaturë të titulluar “Prova që Europa është e krishterë”, ku një burrë, që supozohet të jetë Jezu Krishti qëndron mbi ujë dhe thotë “Të krishterët mund të ecin mbi ujë”, ndërsa një fëmijë është me kokëposhtë në det dhe pranë tij shkruhet “fëmijët myslimanë fundosen” .

Revista është vënë në qendër të kritikave të ashpra nga publiku në rrjetet sociale pas publikimit të këtyre karikaturave.
Redaksia e Charlie Hebdo u bë pre e një sulmi terrorist në 7 janar të këtij viti, nga një grup ekstremistësh, të cilët hynë me forcë në godinë dhe hapën zjarr, duke vrarë 12 persona, mes tyre edhe 5 karikaturistë, një ekonomistë dhe dy redaktorët. Ngjarja ndodhi pas publikimit të karikaturave të Profetit Muhamed, që shkaktuan zemërim në mbarë botën islame.

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com