Chat Gpt pritet të bëhet pjesë e përditshmërisë në shkolla. Në udhëzuesin e publikuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, përcaktohen mënyrat se si Inteligjenca Artificiale mund të përdoret në klasë pa zëvendësuar aftësitë njerëzore.
Mësuesit mund ta shfrytëzojnë për të përgatitur materiale mësimore, nga ushtrimet dhe pyetjet, te përmbledhjet, shpjegimet, provimet e deri të vlerësimi i nxënësve.
Inteligjenca artificiale mund të përdoret si një mjet shtesë në procesin mësimor, nga gjuha shqipe e gjuhët e huaja, te matematika, artet apo edhe edukimi fizik.
Ajo mund të shërbejë edhe për përkthimin e teksteve, korrigjimin e gabimeve gjuhësore apo përshtatjen e materialeve sipas nivelit të nxënësve.
Por, si do të përdoret konkretisht në klasë? Udhëzuesi sjell edhe shembuj praktikë se si një nxënës mund t’i kërkojë ndihmë inteligjencës artificiale.
“Shpjego konceptin me fjalë të thjeshta, sikur po ia shpjegon një nxënësi të kësaj klase. Jep edhe një shembull nga jeta e përditshme”, thuhet në udhëzues.
Megjithatë, krahas mundësive, evidentohen edhe rreziqet. Dezinformimi, varësia digjitale dhe përdorimi joetik i përmbajtjeve të gjeneruara nga IA janë disa prej sfidave që vë në dukje ky udhëzim.
“Shmangia e plagjiaturës kërkon që nxënësit të mësojnë të dallojnë ndërmjet ndihmës së pranueshme dhe kopjimit. Përdorimi i IA-së për të kuptuar një koncept, për të marrë sugjerime ose për të përmirësuar një draft mund të jetë i pranueshëm, nëse nxënësi mendon, përpunon dhe krijon vetë. Por kopjimi i drejtpërdrejtë i përgjigjeve të IA-së, cenon integritetin akademik. Për të nxitur përdorimin e ndershëm, mësuesi mund t’u kërkojë nxënësve të shpjegojnë procesin e punës, jo vetëm produktin përfundimtar”, thuhet më tej.
Për këtë arsye, nxënësit dhe mësuesit udhëzohen që çdo informacion i prodhuar nga inteligjenca artificiale të verifikohet dhe të mos merret automatikisht si i saktë.

Kliko këtu për të parë raportin e plotë
-
Vazdojnë të pa parat e Shqipëtarëve shumica e vedeve të zhvilluara e kanë ndaluar përdorimin e AI në shkolla sidomos në klasat 1-8 Shqipëria do e lejojë gabim shumë i madh Në New York u ndalua dhe arsyeja ishte që të kenë fëmijë që mendojnë jo idiotë që kopjojnë hajt tung dhe i pafshi hajrin . Një arsye më shumë për ta lënë atë vend të bukur dhe të bekuar por me njerëz të prishur nga zilia dhe pangopësia këtu fus jo vetëm politikanët por edhe ata që pinë kafe në lokalet e lagjeve.
Përgjigju -
Te beni marrveshje me openai per ti falur te dhenat e perdoruesve ne kembim te abonimit plus sic po e bejne ca shtete te tjera or teeeejjjjj
Përgjigju -
Vazhdo o qeveri idiote. Vazhdo bëj prova me shqiptarët. Ta provojm ne njëher, ska rëndësi rezultati, ta marrin vesh dhe të huajt si doli rezultati me këto kaviet.
Përgjigju -
Deri Tani shkollat nxjerrin me shumice gjysem kunguj Tani do dalin kunguj 100%
Përgjigju-
Julia
-










Komente
Komento