Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e djeshme para Kuvendit, ku protestues tentuan të pengojnë hyrjen e deputetëve në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se deputetët, si të majtë edhe ata të djathtë, u detyruan të përballeshin me një seri abuzimesh verbale dhe dhune fizike, me vezë dhe madje edhe gurë të hedhur drejt tyre, vetëm për të arritur në vendin e tyre të punës.
Ndërsa e ka cilësuar këtë sjellje të neveritshme Rama ka publikuar edhe videon ku disa protestuese ndiqnin nga pas deputeten Iirs Luarasi, e cila po shkonte drejt Kuvendit. Në video aktivistja Arvina Lleshi bashkë me disa të tjerë e quajtën Luarasin ‘hajdute’ dhe se “nuk i përfaqësonte gratë.”
"Pra, për llojin tuaj të veçantë të demokratëve dembelë, pengimi i parlamentarëve për të hyrë në seancën e hapjes së Parlamentit është "mospajtim"? Ndoshta duket kështu nga komoditeti i tastierës suaj. Por jo për kolegët tuaj shqiptarë, nga e djathta në të majtë, të cilët u detyruan të përballeshin me një seri abuzimesh verbale dhe dhune fizike, me vezë dhe madje edhe gurë të hedhur mbi ta, vetëm për të arritur në vendin e tyre të punës. A nuk ju vjen turp të mbështesni një sjellje kaq të neveritshme dhe ta shisni atë si mospajtim demokratik? Me sa duket jo", shkroi Rama.
Kreu i qeverisë iu përgjigj me tone të ashpra “Demokratëve Evropianë”, të cilët mbështetën protestën para Kuvendit dhe kritikuan qeverinë pas përlasjeve me policinë jashtë parlamentit të martën.
"Dje, ndërsa protestat në Tiranë hynë në ditën e tyre të 101-të radhazi, imazhet që na arritën u bënë thellësisht shqetësuese. Ndalimet u rritën, reagimi i policisë dukej në mënyrë disproporcionale i ashpër dhe njerëz pa uniforma të dukshme u panë duke ndërhyrë, duke ngritur pyetje serioze nëse ata ishin oficerë policie apo individë që vepronin jashtë çdo zinxhiri të qartë llogaridhënieje.
Kjo vjen pas bllokimit dhe kufizimit të llogarive të mediave sociale të lidhura me protestat javën e kaluar, një shqetësim i mëtejshëm për lirinë e shprehjes dhe aksesin në informacion. Nën udhëheqjen e Edi Ramës, Shqipëria po përballet me një provë serioze të standardeve të saj demokratike. Një vend që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian duhet të forcojë sundimin e ligjit, të mbrojë liritë themelore dhe të garantojë të drejtën për të mos u pajtuar, për të protestuar dhe për të folur lirisht", thuhet në postimin e tyre.
Kreu i qeverisë shprehet se 'Shqipëria është një vend vërtet i lirë dhe shumë më demokratik sesa politika juaj mendjengushtë'.
"Meqë ra fjala, shikoni se si një anëtare e nderuar e Parlamentit, një akademike e respektuar dhe një avokate e njohur gjerësisht për të drejtat e grave, abuzohet nga modelet tuaja të "mospajtimit" ndërsa thjesht përpiqet të arrijë në vendin e saj të punës. Dhe kjo nuk ishte as më e keqja e asaj që kolegët tuaj shqiptarë duhej të duronin dje.
Keni ndonjë gjë për të thënë në lidhje me kët"m së formë të veçantë "mospajtimi" nga foltorja juaj e lartë demokratike? Apo shqetësimi juaj për demokracinë mbaron aty ku fillojnë faktet e pakëndshme?
Dhe ju lutem, jepini Shqipërisë një pushim dhe mos e tërhiqni Shqipërinë në këtë. Shqipëria është një vend vërtet i lirë dhe shumë më demokratik sesa politika juaj mendjengushtë. Nuk meriton të bëhet çamçakëz në gojën mediokre të njerëzve që shkëmbejnë fakte për angazhim të lirë politik", shkruan Rama.
Foto: Postimi i Ramës
Foto: Postimi i Demokratëve Europianë
Lajm në përditësim…
-
Po te vjedhesh si ti vendin dhe te mashtrosh si ti njerzit, a eshte e neveritshme?
Përgjigju -
Veza te shpallet arme e shkaterrimit ne mase.
Përgjigju









Komente
Komento