Chelsea luan nesër në 21:00 me Dinamo Zagreb për javën e fundit në Champions League. Për grupin E, Blutë e Londrës janë të kualifikuar dhe trajneri Potter pritet të hedhë në fushë emra që nuk kanë marrë shumë minuta në fushë. Krah trajnerit, në konferencën për shtyp doli edhe Armando Broja. Sulmuesi shqiptar tha se është një shans i madh të jetë pjesë e ekipit të parë të Bluve dhe do japë më të mirën që të marrë vendin e titullarit, duke anashkaluar merkaton.
"Chelsea? Të gjithë e dinë se është një nga klubet më të mira të futbollit në botë. Isha shumë i emocionuar kur luajta për herë të parë në Premier League , por të rritem për Chelsean është një gjë më e madhe për mua. Do të përpiqem dhe do të performoj sa më shumë që të jetë e mundur në fushë dhe në stërvitje për të marrë shansin në ekipin titullar", tha fillimisht sulmuesi i Chelsea.
21 vjeçari foli edhe për konkurrencën e madhe në një ekip si Chelsea, duke u ndalur edhe te kontrata e re që skadon në verën e 2028.
"Konkurrenca është shumë e madhe dhe e di që nuk do të jetë e lehtë, por është diçka që mezi pres. Merkato? Gjithmonë flitet. E shihni në çdo klub. Unë thjesht në verë isha i fokusuar që të përgatitesha për sezonin dhe t'i tregoja menaxherit se çfarë mund të bëja. Nuk isha shumë i sigurt se çfarë po ndodhte jashtë fushe. Unë e shoh kontratën time si një mundësi të madhe për mua. Ky është klubi im i fëmijërisë. Dua të bëj më të mirën dhe të jap gjithçka për t'u futur në formacionin fillestar. Për mua, është një hap i madh nga vendi ku isha sezonin e kaluar dhe këtu ku jam tani. Ky është qëllimi im, të përmirësohem. Nuk ka shumë klube më të mira për të mësuar", tha Broja.
ATY RRI O BROJA,,,,se chelsea eshte klub shume i mire,,, me financat me te medha ne premier league.......mos leviz ,,ja shiko ate kumbullen ishte i shkelqyer tek verona e iku tek roma e rri ne stol tani...
Përgjigju