70 milionë euro për Koulibaly, kjo është oferta që Chelsea i ka ofruar Napolit për futbollistin Kalidou Koulibaly, raporton britanikja Daily Telegraph. Sipas shkrimit të gazetës Antonio Conte e dëshiron me çdo kusht në formacion mbrojtësin e kombëtares së Senegalit.
Një transferim i tillë do të ishte i leverdishëm për Napolin pasi senegalezi është transferuar nga Genk dy vite më parë për vetëm 8 milionë euro.
Pas fitores në Premier League kundër West Ham, i pyetur për transferimin e Koulibaly drejt Chelseas, Conte është përgjigjur se nuk flet për lojtarë që u përkasin skuadrave të tjera pasi është mungesë respekti.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com