Ditët e nxehta të verës po shoqërohen me orë të nxehta në merkaton e transferimeve, pasi disa prej tyre kanë hyrë në fazën vendimtare siç është rasti i braziliani Rapinha, për të cilin Chelsea ka një marrëveshje me Leeds për 60 milionë paund.
Gjithsesi 25-vjeçari po heziton të kompletojë transferimin pasi ëndrra e tij është Barcelona, që deri më tani ka ofruar 50 milionë euro plus 10 të tjera në formë bonusesh. Për momentin Leeds është e kënaqur vetëm me Chelsea-n, ndërsa negociatat vijojnë.