Pas startit fantastik me 4 fitore në po kaq ndeshje, trajneri Roberto Di Matteo ka nisur të ndjejë edhe shijen e hidhur në pankinën e Chelsea. Tekniku italian, pas humbjes në mesjavë me Manchester City, këtë herë është ndalur në barazim.

Ndeshja e luajtur në "Stamford Bridge" mes "blues" dhe Tottenham u mbyll me rrjeta të paprekura 0-0. në derbin e Londrës ishte skuadra e trajnerit Redknapp, ajoq ë kishte rastet më të pastra dhe për të shënuar gol.

Në finalen e ndeshjes, mbrojtësi Cahill shpëtoi Chelsea nga rrjeta, pasi largoi një goditje nga afër të Adebayor, ndërsa uellsiani Bale goditi tranversën me kokë. Për Chelsea, u regjistrua dhe një shtyllë e Juan Mata në goditje dënimi. Tani Chelsea është në vendin e pestë me 50 pikë.