Orët e fundit janë shndërruar në betejë mes Barcelonës dhe Chelsea-s për mbrojtësin Jules Kounde. Klubi britanik ka arritur një akord me Sevilia-n mbi shifrën e 60 milionë eurove për mbrojtësin francez, por për këtë të fundit Barcelona është shumë e interesuar dhe i ka kërkuar Sevillia-s të dëgjojë ofertën e saj.
Për momentin Chelsea është në pritje të firmosjes së letrave, por nuk përjashtohet mundësia që Barcelona t’ia rrëmbëjë Kounde-n ashtu si Raphinha-n nga Leeds.