Chelsea rekord, United i falet Ibrës
Juve thyen Romën, fiton dhe Leipzig

Chelsea rekord, United i falet Ibrës<br />Juve thyen Romën, fiton dhe Leipzig
Chelsea i Londrës vijon të kryesojë Premier League-n angleze me 43 pikë, ndërsa ka vendosur rekord me 11 fitore radhazi.
 
Blutë fituan me rezultatin e ngushtë 0-1 me gol të Diego Costas në fushën e Crystal Palace.
 
Pas kësaj fitore, ekipi i Antonio Contes shkëputet me 9 pikë nga ndjekësit më të afërt Liverpool dhe Arsenal, të cilët luajnë të dielën.
 
Fiton edhe Manchester United në fushën e West Bromwich falë një dygolëshi të Zllatan Ibrahimoviç.
 
Gjiganti suedez shfrytëzoi krosimin e Lingard në minutën e 5-të, për të zhbllokuar ndeshjen, ndërsa në të 56-ën lëvizi me zgjuarsi dhe forcë mes mbrojtjes, duke lëshuar një të djathtë të pakapshme për Foster.
 
Në Gjermani, vendi i parë i Bundesligës i rikthehet sërish Leipzigut. Surpriza e këtij sezoni arriti të fitojë bindshëm 2:0 ndaj Hertha Berlin.
 
Timo Werner dhe Will Orban ishin autorët e golave përkatësisht në minutën e 40 dje 62.
 
Leipzig kryeson kampionatin me 36 pikë, 3 më shumë se Bayern Munchen, të paktën deri të dielën kur bavarezët të luajnë në transfertë ndaj Darmstadt.
 
Në ndeshjet e tjera bie në sy barazimi 1:1 i Schalke 04 me Freiburgun e Amir Abrashit, ndërsa Wolfsburg regjistron fitoren e parë në shtëpi teksa mundi 1:0 Frankfurtin.
 
Në Itali Juventus ka mundur Romën e vendit të dytë me gol të argjentinasit Gonzalo Higuain që në minutën e 14 të pjesës së parë. Një ndeshje me mjaft emocione dhe një duel i luftuar deri në minutën e fundit, por që fati iu buzëqesh torinezëve të cilët kryesojnë tabelën me 42 pikë. Me këtë fitore, kampionët krijojnë distancën me vendin e dytë (Romën) me 7 pikë, ndërsa Milani mban vendin e tretë.
 
Këta të fundit përballë Atalantës së Etrit Berishës nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola.   
 
Kuqezinjtë vinin në këtë takim pas humbjes së një javë më parë me Romën në transfertë, ndërsa Atalanta pësoi disfatë në shtëpinë e saj përballë Udinezes. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid