Ato që kanë spikatur kanë qenë Cheryl dhe bashkëshortja modele e Peter Crouch, Abbey Clancy.
Cheryl, e cila është dhe anëtare e jurisë X-Factor ka preferuar një fustan në ngjyrë blu në prerje sirenë dhe shpinë të hapur, ndërsa Abbey ka zgjedhur një fustan të zi duke ekspozuar këmbët me të çarën në njërën anë të fustanit.
Eventi u zhvillua në Gronsvenor House Hotel mbrëmjen e djeshme.
Ndërkohë, i pranishëm shihet edhe anëtari tjetër i jurisë së X-Factor, Simon Cowell me të dashurën e tij Lauren Silverman, e cila ka zgjdhur një fustan sirenë të zi.
Ky çmim i jepet atyre personazhëve që kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme me votën e publikut dhe do të bëhet publik më vonë nga juria.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)