Ndërsa shiu dhe era po sundojnë Londrën në këtë periudhë të ftohtë, këngëtarja Cheryl Cole ka zgjedhur të kalojë Krishtlindje të nxehta.

E veshur me një palë bikini të zeza dhe një kokteil në dorë duket se Cole e ka shijuar në maksimum pushimin e saj në plazh.

cheryl cole

Në një foto të postuar ditën e djeshme në “Instagram” ajo shfaqet me një palë syze të stilit aviator me ngjyra.

“Krishtlindjet e para të nxehta për mua. Uroj që ju të keni Krishtlindje sa më të bukura!Puthje”, ka shkruar Cheryl në diçiturën e fotos.  

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)