Një piktor i artit mural i ka dedikuar një pikturë të madhe ish-vokalistit të grupit Linkin Park Chester Bennington .
 
Javën e kaluar Jonas Never vizatoi një portret të përmasave të mëdha të Chester Beningtonit në murin e picerisë ˝Rock/n Pies˝ e cila kufizohet me autostradën 101 në Los Angeles.
 
˝E kam parë këtë mur të madh nga autostrada 101 dhe mendova se mund të vlente për dicka. Kur dëgjova për lajmin e vdekjes së Chesterit, menjëherë mendova për murin ˝, tha Never.
 
Vokalisti i Linkin Park vrau veten në 20 korrik ë këtij viti. Në funeralin privat morën pjesë 500 veta pjesëtarë të familjes dhe anëtarët e grupit.