Diplomati i lartë amerikan ka përmbyllur vizitën e tij në Ballkan, ndërsa ishte në Beograd të enjten. Amerikanët ishin të prerë me Vuçiçin në takim, ku i kërkuan që Serbia t'i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë për luftën në Ukrainë.
“Besojmë se Serbia duhet ta përmbushë fatin e saj dhe nuk mund të ecë përpara derisa t'i përmbahet sanksioneve. Këtë po e diskutojmë hapur,” tha diplomati amerikan.
I pyetur nga gazetarët për njësinë paraushtarake “Wagner", të raportuar se janë parë edhe në veri të Kosovës gjatë trazirave me barrikadat, Derek Chollet tha se amerikanët ishte shumë e shqetësuar për këtë. Ai shtoi se Grupi Wagner është duke rekrutuar ushtarë në Serbi për luftën në Ukrainë.
Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit ishte më herët në Prishtinë ku takoi utoritetet kryesore. Ai kërkoi që Kosova të ndërmarrë hapat për të krijuar Asosacionin, por pa krijuar një Republika Srbska të dytë në Ballkan.
Diplomati i lartë amerikan e nisi takimin e tij në Ballkan, në Shkup. Në fokus ishte kriza energjitike, lufta ndaj korrupsionit si dhe ngërçi me Bullgarinë për integrimin evropian të vendit.
“Financial Times” i kushtoi një intervistë të gjatë diplomatit amerikan për të folur mbi problemet në Ballkan. Ai foli për një marrëveshje me bazë njohjen reciproke, që ka në themel planin franko – gjerman.
A.M./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 3574
Lajme të tjera
-
Oda Amerikane: Bllokimi i qytetarëve të Kosovës nga Serbia pengon stabilitetin rajonal
17 Prill, 18:06
-
Serbi/ Dy të arrestuar për vrasjen e 2 vjeçares, ishte zhdukur javën e kaluar
4 Prill, 14:25
-
Historiani amerikan: Fushata dezinformuese e Rusisë synon të minojë marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara
1 Prill, 18:35
-
Beograd: Peticion kundër projektit ndërtimor të dhëndrit të ish presidentit Trump
26 Mars, 21:10
-
Sulmet e NATO-s në Beograd/ “Trysnia politike ndaj Prishtinës, shumë e rëndë”, ja ç'thotë gjenerali që udhëhoqi operacionin
23 Mars, 20:33
-
Lajçak: Kurti do të jetë mjaftueshëm i përgjegjshëm për të mos e futur Kosovën në izolim
22 Mars, 17:18
-
Media zvicerane 'Blick' i bën jehonë planeve të dhëndrit të Donald Trump për ishullin e Sazanit
18 Mars, 08:08
-
Blinken: Dialogu i lehtësuar nga BE, e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë
15 Mars, 23:25
-
Beogradi sërish në zgjedhje
3 Mars, 15:59
-
Kurti: Kosova e kërcënuar nga ata që pasurohen me bitcoin, drogë dhe armë
2 Mars, 18:05
-
BE-ja konfirmon pjesëmarrjen e Kosovës dhe Serbisë në takimin për dinarin
26 Shkurt, 16:00
-
(VIDEO) Serbët marshim pro Rusisë në Beograd: Rroftë Putin, pa të nuk e kthejmë Kosovën! Nuk e harrojmë çfarë na bëri NATO
25 Shkurt, 16:41