Sipas njoftimit të prokurorisë, krahas Ministrit të Kulturës Nikolla Sellakovic, të akuzuar janë gjithashtu sekretarja e Ministrisë së Kulturës, Slavica Jelaca, drejtori në detyrë i Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, Goran Vasić, si dhe drejtori në detyrë i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës të Qytetit të Beogradit, Aleksandar Ivanović.

Aktakuza lidhet me parregullsi dhe shkelje ligjore gjatë heqjes së statusit të pasurisë kulturore për ndërtesat e “Shtabit të Përgjithshëm”.

Të dyshuarit akuzohen për kryerjen e dy veprave penale: shpërdorim të detyrës zyrtare sipas nenit 359, paragrafi 1, dhe falsifikim të një dokumenti zyrtar sipas nenit 357, paragrafi 2, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, njoftoi Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar.

Ministri i Kulturës, Nikola Selaković, u mor në pyetje më 4 dhjetor në Prokurorinë për Krimin e Organizuar si i dyshuar në çështjen “Shtabi i Përgjithshëm”.

Në vendin ku ndodhet kompleksi i Shtabit të Përgjithshëm, i shkatërruar gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, është planifikuar ndërtimi i një kompleksi luksoz nga kompania investuese “Affinity Partners” e Jared Kushnerit, dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi në 11 dhjetor se, në rast se do të ngrihen aktakuza për çështjen e Shtabit të Përgjithshëm, ai do t’i falë të gjithë ata që “gjoja kanë marrë pjesë në keqpërdorime”.

Më 7 Nëntor, në Parlamentin e Serbisë u miratua një ligj I posaçëm me të cilin I hiqej statusi I pasurisë kulturore Shtabit të Përgjithshëm, çka i hap rrugë ndërtimit të kompleksit luksoz të dhënrit të Donald Trump.