Historia e dashurisë mes Rihannës dhe Chris Brown nuk është asnjehërë e qartë, pasi dy protagonistët e saj përcjellin gjithnjë për mediat deklarata të ndryshme lidhur me vazhdimësinë e lidhjes.

Ka qenë Brown këtë herë, i cili gjatë një interviste në një radio në Los Angelos është shprehur se midis tij dhe Rihannës kishte marrë fund. Kjo deklaratë e këngëtarit ka ngjallur reagime nga fansat.

Vetëm pak kohë më parë Brown ka thënë se Rihanna ishte një vajzë e veçantë pasi e kishte falur për incidentin e vitit 2009, ku e kishte goditur si dhe kishte rinisur lidhjen me të. Megjithatë nuk dihet ende nëse deklarata e fundit e Brown për ndarjen e tyre të jetë mbyllja e kësaj historie.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com