Chris Brown ka qenë viktimë e një grabitjeje në shtëpi ditën e sotme, ndërsa ai ka qenë në një klub nate. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 2 të mëngjesit dhe në shtëpi ishte vetëm tezja e tij.

Hajdutët e kyçën brenda në dollap nën kërcënimin e armës dhe kthyen të gjithë vendin përmbys. 3 autorët që mundën të hyjnë me forcë në shtëpinë e re që ka blerë rreperi së fundmi, mundën të vjedhin para dhe të tjera sende nga shtëpia.

Chris është fotografuar të largohet nga lokali pikërisht në momentin që po ndodhte grabitja në shtëpinë e tij.
chris brown