Christian Panucci trajneri i ri i
kombëtares, mbërrin në Tiranë
FOTO+VIDEO/ Mbërritja në Rinas

Christian Panucci trajneri i ri i<br />kombëtares, mbërrin në Tiranë<br />FOTO+VIDEO/ Mbërritja në Rinas
Shqipëria gjen pasuesin e Gianni De Biasit. 

Ish-mbrojtësi i Milanit, Real Madrid dhe Romës, Christian Panucci zyrtarizohet nesër si trajner i kombëtares.  

Ai mbërriti në aeroportin "Nënë Tereza" rreth orës 23:45 të kësaj të marte ku u prit nga zyrtarë të lartë të FSHF-së dhe përfaqësues të medias.

Report Tv sjell pamjet ekskluzive të mbërritjes së trajnerit të ri të kombëtares në tokën shqiptare. 

Panucci nuk u prononcua për mediat pas zbritjes nga avioni, duke ia lënë këtë konferencës për shtyp me Presidentin Armand Duka nesër në orën 11:00 në ambientet e FSHF.  

Christian Panucci pasues i Gianni De Biasit
Christian Panucci u përzgjodh mes një morie emrash si Sedorf, De Canio, Malesani, Zenga, etj, që u kontaktuan nga FSHF, për të marrë drejtimin e kombëtares. Ai konsiderohej që në fillim si i preferuari i Dukës por detajet e bisedimeve nuk u bënë të ditura deri në momentin e fundit. 

Në karrierën si futbollist, Panucci numëron një sërë klubesh me emër si Milan, Real Madrid, Inter dhe Roma, ndërsa si trajner, ka drejtuar Livornon dhe Sienën në Seria A. Në rang ndërkombëtar, Panucci ka vetëm një eksperiencë si ndihmës i Fabio Capello-s, në Botërorin e vitin 2014, me kombëtaren ruse. 

Panuccit do t'i duhet të zëvendësojë një emër si Gianni De Biasi, i cili la gjurmë në futbollin shqiptar duke kualifikuar për herë të parë Shqipërinë në Europianin e vitit të kaluar në Francë. 

[gallery]23148[/gallery]

Ora 23:45 Mbërrin në aeroportin e Rinasit Christian Panucci
Trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” rreth orës 23:45. 

Ai është pritur në aeroport nga zyrtarë të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit. Report Tv sjell pamjet ekskluzive të mbërritjes së Panuccit në aeroportin e Rinasit.

panuci
panuci
(Christian Panucci në aeroportin e Rinasit)

Ish-mbrojtësi i Milanit nuk është prononcuar për mediat, duke ia lënë këtë konferencës për shtyp me presidentin Duka nesër në orën 11:00. 

Po gjatë të mërkurës pritet të mësohen edhe detajet e kontratës së Panuccit. 

Christian Panucci do zëvendësojë në krye të pankinës kuqezi, Gianni De Biasin. 

Ndeshja e parë e Panuccit si trajner i Shqipërisë do jetë ajo me Liechtenstein në datën 2 shtator. 

Sfidë për trajnerin e ri italian do jenë kualifikueset për Europianin e 2020, pasi llogaritë për Botërorin "Rusi 2018" janë mbyllur, ndonëse jo matematikisht. 

Panucci, kandidatura e preferuar e Dukës
Cristian Panucci ka qenë kandidatura e preferuar e Armand Dukës për stolin kuqezi. 
 
Ish-krahu i djathtë i Fabio Capelos gjatë drejtimit të kombëtares ruse, merr nesër kreun e pankinës kuqezi.
 
Christian Panuçi ka mbrojtur fanellën e Milanit, Real Madrid dhe Romës për vite me radhë.

Ai ka qenë ndër mbrojtësit më të mirë të kombëtares italiane.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën