Christiano Ronaldo akuzohet për
përdhunim, ​ka paguar për heshtjen

Christiano Ronaldo akuzohet për<br />përdhunim, ​ka paguar për heshtjen
Ronaldo  i ka paguar 375 mijë dollar një gruaje e cila e ka akuzuar për përdhunim në një hotel në Las Vegas, shkruan e përditshmja gjermane Der Spiegel.

Kjo ngjarje ka ndodhur në 13 qershor të 2009 në Las Vegas dhe lajmin e ka publikuar gazeta gjermane Der Spiegel e cila pretendon se disponon dokumenta të cilat vërtetojnë se portugezi ka paguar heshtjen e gruas që ka përdhunuar.

Identiteti i vajzës nuk është bërë i ditur por në kohën që ka ndodhur ngjarja ajo ishte 25-vjeçe.

Në dokumentet e publikuara nga Der Spiegel, vajza që akuzon Ronaldon për përdhunim zotohet, “të fshinte çdo lloj materiali, elektronik apo në letër të lidhur me ngjarjen në fjalë”.

Avokatët e CR7 janë përgjigjur se ky lajm është i rremë dhe ka si qëllim të prishë imazhin e lojtarit.

“Akuzat që lidhen me pyetjet tuaja i hedhim poshtë dhe forcën më të madhe”, janë shprehur avokatët e Christiano Ronaldos, të pyetur mga gazetarët. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Kritikat e Dumanit se institucionet nuk raportojnë korrupsion, Rama lexon shifrat: SPAK, impakt parandalues

Kritikat e Dumanit se institucionet nuk raportojnë korrupsion, Rama lexon shifrat: SPAK, impakt parandalues