ATHINË - Greqisë iu desh të bënte “sakrifica të mëdha” në procesin e zbatimit të reformave të domosdoshme strukturore, ka deklaruar në intervistë për televizionin Deutsche Welle, deklaron drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde, duke vënë në dukje se vendi do të ketë një suficit qoftë dhe të vogël.

“Është e qartë se në kuadër të përmirësimit emergjent, duhet të bëhen shumë për një vend që ndodhet nën trysninë mbytëse të tregjeve. Lipsen reforma të rëndësishme strukturore dhe ky është një proces në të cilin kaloi vendi duke bërë sakrifica të mëdha. Ndërkaq shpresojmë se po fillojnë t’ia arrijnë. Është një vend që paraqet në fazën aktuale një suficit, qoftë dhe të vogël”, shton drejtoresha e përgjithshme e FMN.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)