TIRANE- Rezultatet e censusit të vitit të kaluar, 2011 po injorohen edhe nga ndërkombëtarët. Sipas rezulateve të censusit popullsia shqiptare rezulton në shifrën 2.8 milionë banorë, por kjo shifër shpërfillet nga institucionet ndërkombëtare si Shërbimi i inteligjencës amerikane, CIA, apo Banka Botërore, të cilat i referohen shifrës 3.2 milonë banorë. Shifra qarkullon zyrtarisht në të gjitha faqet zyrtare të këtyre institucioneve edhe pse rifreskimet në këto faqe janë bërë kohët e fundit.
Institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare të cilat herë pas here kryejnë studime dhe zhvillojnë projekte në vendin tonë apo ndihmojnë për dhënien e kredive të leverdishshme në faqet e tyre llogarisin një Shqipëri me afro 3.2 milionë banorë. Banka Botërore i referohet të dhënave të vitit 2010.
Po kështu dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Edhe agjencia qëndrore e inteligjencës siç njihet ndryshe si CIA në plotësimin e detajeve më të fundit për Shqipërinë duket se shifrën e popullsisë e ka ende të vjetër.
(Ne foto: Faqja e Bankes Boterore)
Sipas CIA-s në Shqipëri jetojnë 3 milionë banorë dhe për këtë vendoset viti 2011 duke lënë të kuptohet që shifra është rifreskuar së fundi. Të dhënat e para INSTAT i prezantoi në dhjetor të vitit të kaluar por dhe pas gati 9 muajsh institucionet ndërkombëtare nuk kanë shfaqur interes për shifrat e prodhuara nga kjo punë.
(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com